Ka shkaktuar reagime të forta publikimi në Mal të zi në rrjetet sociale i një videoje, e cila tregon keqtrajtimin e profesorit universitar Petraq Milo, ish këshilltar i ish-presidentit Ilir Meta.

Milo ka rënë pre e veprimeve arbitrare e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit, por është bërë publike vetëm tani.

Policia njoftoi se janë marrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë personave të përfshirë në incident dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë.

Në 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar” dhe kishte kërkuar nga autoritetet që të zbulojnë se çfarë kishte ndodhur në pikëkalimin kufitar.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, u tha në njoftim.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet se si një burrë nga automjeti u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina shtetasin e huaj.

Partia Alternativa Shqiptare  e cilësoi episodin si “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi” që ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive në  27 shkurt.

Milo ka qenë nga viti 2005 deri më 2013 këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Po ashtu më 2019, ai ishte emëruar këshilltar ekonomik i presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA