Portali grek “Sport24” i ka kushtuar hapësirë të veçantë karrierës së portierit të Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Periudha e gjatë prej një dekade në Itali, që e maturoi, “jo”-ja ndaj Romës, hapi i madh në Premier League…
“Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç e gjysmë. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat nuk po shkonin mirë. Sigurisht që nuk e mendoja se do të ndodhte kaq herët, por mendoj se ishte gjëja më e rëndësishme në karrierën time.
Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë.
Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi dhe më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin.
Kur ke një qëllim dhe jep gjithçka, të paktën thua se u përpoqa.”
Oferta e Romës
“Krahas Lacios, ishte edhe rasti i Romës. Mund të zgjidhja se ku të shkoja.
Patëm një grindje të madhe me trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grizzoni, kështu që doja vetëm të shkoja te Roma. Edhe financiarisht, te Roma ishte më mirë. Gjithashtu edhe për familjen time.
Mirëpo ky njeri më bëri të besoj se me të në krah do të isha në gjendje të përmirësohesha dhe të arrija atje ku doja.
Kjo është arsyeja pse nuk zgjodha në bazë të kritereve financiare, por vendosa të bëhesha portieri që ëndërroja.”
Debutimi kundër Milanit
“Nuk do ta harroj kurrë debutimin tim në ndeshjen kundër Milanit, nuk pata kohë të stresohesha, sepse e mora vesh në minutën e fundit.
Një gazetar mori babanë tim dhe i tha: “Ku do ta shihni ndeshjen, pasi djali juaj do të luajë?”. Babai më mori në telefon për të parë nëse dija gjë, e kuptoi që nuk e kisha idenë kështu që nuk më tha asgjë.
Në një moment, 3-4 orë para ndeshjes, shoku i skuadrës me të cilin ishim në dhomë thotë: “Sot, ditë e bukur, ë? Është momenti i debutimit juaj”. Pyeta veten: “Çfarë debutimi? Si e ditka ai dhe unë jo?”.
Aty filloj të bashkoj copat e enigmës, sepse portieri i parë i skuadrës kishte dhimbje dhe nuk u stërvit në mëngjes, por nuk i kisha kushtuar vëmendje.
Unë isha i treti, kështu që edhe po të mos luante ai, nuk do të luaja. I dyti ishte portier i kombëtares kroate.
Nuk kishte kohë për t’u stresuar, mendova se kishte ardhur shansi im dhe duhet të provoj veten.
Kështu që pak para ndeshjes na thonë: “I dyti dhe i treti, bëhuni gati!”. Trajneri nuk e kishte vendosur ende. Portieri kryesor më dërgoi një mesazh: “Mos u shqetëso fare, do të luash, paç fat!
Pas asaj ndeshjeje, trajneri Inzaghi më bëri portier të dytë e më pas të parë.”
Transferimi në Premier League
Kapitulli i Italisë u mbyll gushtin e kaluar pas 10 vitesh. Kishte ardhur koha që Thomas Strakosh të hidhte hapin e radhës në karrierë.
Bradfordi ishte pikërisht skuadra që donte. Një ekip me vizion, që synon Europën, një ekip që tregoi se e do.
“Ishte ëndrra ime të luaja në Premier League dhe kjo është arsyeja pse nuk pranova ofertat e tjera. Mendoj se ishte mosha e duhur për të shkuar në Angli, pas një dekade në Itali.
Doja patjetër të ndryshoja ligë dhe të shkoja në Angli, e kam ëndërruar që i vogël. Niveli këtu është rritur mjaft.
Brentford synon të shkojë në Evropë. Është ekip që ka lojtarë të rinj dhe unë jam një nga veteranët në fakt. Kishin nevojë për përvojën time. Këtu nuk ka lojtarë që vendosin egon e tyre mbi ekipin
Lojtarët, stafi dhe në përgjithësi, i gjithë klubi kanë synimin për të shkuar në Evropë. Mendoj se në bazë të rezultateve që kemi treguar deri më tani, veçanërisht me skuadrat e Top-6, pasi kemi mundur pesë nga gjashtë, jemi në rrugën e duhur dhe kemi një ritëm të mirë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne mund të arrijmë objetivin.”
Dëmtimi i rëndë
Te Brentfordi, fillimi nuk ishte ai që priste Thomasi,për shkak se një dëmtim tetorin e kaluar gjatë stërvitjes e mbajti jashtë për katër muaj.
Thomasi ka luajtur me fanellën e Brentfordit në dy ndeshje, e fundit ishte në FA Cup, më 7 janar, kundër
West Hamit.
“Nuk ishte e lehtë për mua, e dija që do të humbisja kohë për t’u përshtatur. Kur fillova të integrohesha, fati i keq deshi që të lëndohesha. Kanë kaluar katër muaj, tani jemi në gjysmë të sezonit.
Ajo që kam ndërmend dhe synoj është të jem 100% mirë, të jem i shëndetshëm, në mënyrë që të tregoj atë që jam dhe të ndihmoj skuadrën kur duhet. Sepse, për momentin, nuk mund të luaj për shumë arsye.
Tani futbolli ka arritur në një nivel ku mënyra se si performon në fushë varet më shumë nga pjesa psikologjike.
E di që nuk jam ende vetvetja, prandaj vazhdoj të punoj. Tani jam në një ritëm jo 100%, por të paktën po stërvitem me ekipin.”/ Super Sport
Top Channel