Debate dhe tensione kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme spektaklin e BBV që në nisje të tij.

Gjakrat janë nxehur më shumë mes Valbonës dhe Luizit gjatë “live”-t të sotëm, duke vijuar më shumë debatet e nisura gjatë ditëve të fundit që nisën nga zgjedhja e liderit.

Luizi  i kërkoi llogari përse zgjodhi Oltën si lidere, duke e ditur që lideri do të kishte një avantazh në lojë, gjë nga e cila kjo Valbona është ndjerë e presionuar dhe madje ka shpërthyer në lot.

“U “dhunova”, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni.

Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike.

Luizi: I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë  e kuptoj. Por nuk i kam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje.“- tha Valbona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA