Blinken takim me Dendias: Greqia partner i rëndësishëm, të ulen tonet me Turqinë

21/02/2023 20:12

Një vit pasi presidenti Putin sulmoi Ukrainën, është e qartë se lufta e tij ka ka qenë një dështim strategjik për shkak të guximit të popullit ukrainas, por gjithashtu edhe për shkak të forcës dhe unitetit të aleatëve në mbarë botën,midis tyre edhe Greqia -ka deklaruar në konferencën për shtyp në Athinë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dhendias, sekretari amerikan I Shtetit Antony Blinken.

Dy kryediplomatët kryesuan raundin e 4-të të bisedimeve Greqi-SHBA mbi energjinë dhe mbrojtjen, sektorë ku siç është theksuar, bashkëpunimi dypalësh ndodhet në nivelin më të mirë.

Duke folur për tërmetet e fundit që goditën Turqinë juglindore, Dendias tha se Greqia nuk kërkon kompensim nga pala turke përmes ndihmës që ofron, dhe ka përsëritur se Athina nuk dëshiron tensione me fqinjin e saj lindor.

“Për sa i përket marrëdhënieve greko-turke, më lejoni të them se nuk e lidhim ndihmën që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë t’u japim viktimave të tërmetit, popullit turk dhe sirian, me politikën tonë të jashtme.”-Nikos Dhendias ministër i Jashtëm i Greqisë

”Blinken ka mbërritur në Athinë pas vizitës së tij në Turqi ku ka takuar krerët e shtetit dhe ka ofruar ndihmë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet ,ndërsa ka biseduar edhe për çështjet e armatimeve që kërkon Ankaraja prej SHBA , për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet greko-turke.

“Greqia dhe Turqia janë partnerët tanë, aleatët tanë, miqtë tanë dhe ne vazhdojmë të angazhohemi me ta për të punuar së bashku, duke përfshirë NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon. Për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje diplomatike dhe, natyrisht, për të shmangur çdo kërcënim apo retorikë provokuese që vetëm do të rrisë tensionet, dhe kjo mund të jetë më e vështirë në një periudhë zgjedhore, por sigurisht që është shpresa dhe pritshmëria jonë për të dyja.”- tha Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit

Nga ana e tij Nikos Dhendias ka deklaruar se është rënë dakord me zyrtarin e lartë amerikan për domosdoshmërinë që të mbahet gjallë kursi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor dhe e ka informuar atë për vizitat e tij të fundit në vendet e këtij rajoni dhe për përpjekjet e bëra nga Greqia për të shmangur një krizë të re rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA