Britania e Madhe mesazh të qartë: Nuk do të mbështesim formimin e Republikës Srpska në Kosovë

19/02/2023 21:39

Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Serbe në Kosovë.

Qëndrimin e Britanisë së Madhe e bëri të ditur kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, teksa komentoi planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Paqartësia e gjuhës në planin franko-gjerman është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degën e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë Republikën Serbe në Kosovë”, tha Kearns për Aida Hadžimusić të Al Jazeera.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Kearns thotë se Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe “të mos pengohet në rrënjosjen e etno-nacionalizmit”.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,  Beogradi këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës Abin Kurti thotë se çdo asociacion i ardhshëm mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti Republika Srpska mund të bllokojë vendimet e qeverinë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA