Sulm me armë në Pakistan pranë godinave policore, humbin jetën shtatë persona

17/02/2023 21:16

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 11 të plagosur, pas një sulmi nga persona të armatosur në godinat policore në qytetin jugor pakistanez të Karaçit.

Viktimat janë një oficer policie, civilë dhe tre sulmues që kryen veprimet, ndërsa përgjegjësisë e sulmit e kanë marrë talibanët pakistanezë ose siç njihen ndryshe Tehreek-e-Taliban Pakistan.

Jashtë ambienteve të ndërtesës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të vazhdueshme.

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi forcat e sigurisë rimorën ndërtesën pas disa orësh dhe disa nga sulmuesit.

Presidenti Arif Alvi dënoi sulmin në qytetin kryesor tregtar të Pakistanit, ndërsa ministri i Brendshëm Rana Sanaullah Khan tha se pesë ose gjashtë persona të armatosur ishin të përfshirë në sulm.

Pakistani ka pasur një rritje të sulmeve nga grupet e armatosura që nga nëntori, kur talebanët pakistanezë përfunduan në mënyrë të njëanshme një armëpushim mujor me qeverinë.

Sulmi ndaj selisë së policisë së Karaçit u krye disa javë pasi një sulmues i maskuar si polic vrau 101 persona në një xhami.

Top Channel