Një 12 vjeçar është shpëtuar gati 11 ditë pasi tërmeti shkatërroi pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë.

Ekipi i shpëtimit ka arritur të nxjerrë nga rrënojat vogëlushin dhe dy burra pas më shumë se 260 orësh nga tërmeti. Ai u shpëtua nga një ndërtesë e shembur në Antakya të provincës Hatay.

Edhe dy persont e tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat në të njëjtën vend, por shpëtime të tilla janë bërë gjithnjë e më të rralla. Deri më tani numri i viktimave është rreth 43 mijë.

Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç, u shpëtuanpas 261 orësh pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë, dhe u morën me ambulancë.

Familjarët kanë shkuar me urgjencë në spitalin ku po trajtohen.

Rreth 47,000 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar.

Top Channel