Aktorja amerikane Raquel Welch, e cila shpesh vlerësohet se i hapi rrugën heroinave moderne të aksionit në filmat e Hollivudit, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Ylli ndërroi jetë në mënyrë paqësore të mërkurën në mëngjes pas një sëmundjeje, tha menaxheri i saj.
Welch u bë një seks-simbol në vitet 1960, kryersisht për rolin në filmin e vitit 1966 ‘Një milion vjet para Krishtit’.
Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në 1974 ‘Tre Musketierët’.
E lindur në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë në adoleshencë dhe më vonë u bë një parashikuese lokale e motit.
Gjatë një qëndrimi të shkurtër në Dallas, Teksas, nëna e divorcuar e dy fëmijëve modeloi për dyqanin e veshjeve Neiman Marcus dhe punoi si kamariere kokteji.
Ajo u bë e njohur në vitin 1966, me rolet e saj të njëpasnjëshme në filmin fantastiko-shkencor “Udhëtimi fantastik” dhe filmin fantazi “Një milion vjet para Krishtit”.
Fotot e saj me ‘bikini’ prej lëkure dreri e shndërruan atë në një vajzë kryesore të epokës.
Ajo gjthsesi shprehu për një kohë të gjatë se kishte siklet me paraqitjen e trupit të saj, duke thënë se nuk ishte edukuar për të qenë një seks-simbol, dhe nuk ishte në natyrën e saj të jetë e tillë.
“Fakti që u bëra është ndoshta keqkuptimi më i bukur, më magjepsës dhe më fatlum”, shtoi ajo.
Ajo ka folur për fëmijërinë e saj apo problemet e saj të hershme të karrierës si nënë beqare në Hollywood.
Në një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, Welch u shfaq në më shumë se 30 filma dhe 50 shfaqje televizive. Ajo krijoi gjithashtu linjën e saj të veçantë të parukeve, një koleksion bizhuterish dhe kujdesi për lëkurën dhe një linjë kozmetikë Mac Cosmetics.
Shumë të famshëm dhe njerëz që kanë punuar me yllin, shprehën ngushëllimet e tyre dhe e quajtën Raqel ikonë.
Ajo la pas një djalë, Damon Welch dhe vajzën Latanne “Tahnee” Welch, e cila është gjithashtu një aktore.
Top Channel