Përtej bulevardit ku mbetën të vrarë të afërmit e tyre, familjarët e Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizit i bëri bashkë rrugëtimi drejt SPAK.

Të pakënaqur me shpalljen e mos kompetencës ata këmbëngulin angazhimin e prokurorëve të posaçëm për të hetuar “21 Janarin” dhe njëkohësisht kërkojnë hapjen e hetimit edhe për dy vrasjet që u zbardhën

Ne na ka rënë në dorë një kasetë, audio ku flitet për mekanizmin që ka përdorur garda. Aty identifikohet zëri i komandantit të gardës ku thuhet të qëllohet në mish. E dorëzojmë këtë vetëm te SPAK se te prokuroria nuk kemi besim. Ka një ndikim politik nëse nuk merret, se përgjigjen ata duhet të na i jepnin me shkrim, ata ja kanë kaluar prokurorisë, por prokuroria nuk ka këllqe ta hetojë këtë gjë. Ata thonë nuk kemi prova, s’mund të na i refuzojë”,  u shpreh Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

“Në shenjë proteste për refuzimin që ka bërë SPAK ku mbetën të vrarë babai im dhe tre të tjerë që ia delegon kompetencat Prokurorisë së Tiranës”, tha Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj

“I bëjmë thirrje që të hetojë çështjen, nuk ka besim populli”, tha Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës.

“S’jemi të kënaqur fare nga gjykimi i mëparshëm, në kërkesat tona ka qenë gjithmionë për drejtësi prandaj u drejtuam në SPAK, do bëjmë kërkesat tona që të rihapet edhe një herë”, tha Alma Veizi, bashkëshortja e Ziver Veizit.

Por pretendimet e tyre u dëgjuan vetëm nga mediat, kurse kallëzimin ata thanë se do ta dorëzojnë me postë. Sërish në SPAK, tek e njëjta prokurori që deklaroi se kjo çështje nuk i përket dhe se hetimet duhet t’i kryejë akuza e kryeqytetit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA