Trump konfirmon se ndërroi avion pas samitit të NATO-s në Turqi: Unë bëj atë që më thonë, kam shumë kërcënime për të cilat ju nuk jeni në dijeni 12/08 07:28
Një 16-vjeçare është vrarë në një park në Chester të Britanisë së Madhe.
Dy adoleshentë janë akuzuar për vrasjen e transgjinores Brianna Ghey, një vajzë 15-vjeçare nga Warrington dhe një djalë 15-vjeçar nga Leigh.
Policia tani ka konfirmuar se të dy janë akuzuar dhe do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës Chester.
Brianna u gjet me lëndime të rënda të shtunën pasdite, ku edhe pse u thirrën shërbimet e urgjencës, ajo vdiq në vendngjarje.
Të martën në mbrëmje njerëzit u mblodhën dhe ndezën qirinj në Liverpool dhe në Bristol. Më shumë vigjilje do të mbahen në të gjithë vendin në ditët në vijim.
Top Channel