Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit do vendosë sot për dosjen e inceneratorittë Fierit, pasi shtyu dje vendimin për Elbasanin më 21 shkurt. 

Sot pritet të mësohet edhe për fatin e gjyqit ndaj të akuzuarve për aferën korruptive të Fierit, proces nga ku edhe si me Elbasanin është lënë jashtë hetimeve ish-ministri që hodhi firmën, Arben Ahmetaj.

Shanset janë që edhe sot gjykata e posaçme të gjendet në vështirësi për tu shprehur me një vendimmarrje nëse dosjen e inceneratorit të Fierit do ta kalojë në gjykim themeli, apo do t’i kthejë aktet pas SPAK për të kthyer hetimet e mëtejshme . Kjo për shkak të volumit të madh të të pandehurve dhe personave nën akuzë, ndërsa një numër numër i lartë janë edhe kompanitë fiktive.

Në orën 9 nisi seanca paraprake me dyer të mbyllura. Prokurori Dritan Prenci ka lexuar gjithë aktakuzën ndaj gjithë të akuzuarve, mes tyre Lefter Koka dhe Allqi Bllako. Avokati i ish-ministrit Koka ka kërkuar bashkim të dosjeve të dy inceneratorëve por ky qëndrim është rrëzuar nga gjyqtarja e cila ka argumentuar se faktet janë të ndryshme dhe dosja s’mund të bashkohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA