Gazetarja ruse Maria Ponomarenko është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në rrjetet sociale për një sulm vdekjeprurës nga avionët luftarakë rusë në një teatër në Ukrainë.
Sipas Gjykatës në Siberi ky lajm ishte i rremë dhe e shpalli atë fajtore. Asaj iu ndalua edhe veprimtaria si gazetare për pesë vjet.
Qindra civilë vdiqën kur teatri Mariupol u bombardua marsin e kaluar. Ponomarenko u arrestua prillin e kaluar, disa javë pas bombardimit, pasi kishte postuar se sulmin e kishin kryer avionët luftarakë rusë edhe pse ministria ruse e mbrojtjes e kishte mohuar atë.
Rreth 1200 civilë po kërkonin strehim brenda teatrit kur u bombardua nga avionët luftarakë rusë. Autoritetet ukrainase besojnë se 300 njerëz u vranë, por një hetim i Associated Press tha se numri ishte afër 600.
Prokurorët thanë se Maria kishte kryer një vepër penale të përhapjes së “informacionit të rremë me vetëdije” për forcat e armatosura ruse.
Sipas saj, gazetarja nuk ka kryer asnjë krim për t’u dënuar.
Top Channel