Tërmeti, Siria do të hapë dy pika të tjera kufitare për dërgimin e ndihmave

14/02/2023 16:43

Qeveria e Sirisë ka rënë dakord të lejojë OKB-në të përdorë dy pika të tjera kufitare për të ofruar ndihma në zonat veriperëndimore të kontrolluara nga opozita, të shkatërruara nga tërmetet e javës së kaluar, ka bërë të ditur OKB.

“Do të bëjë një ndryshim të madh. Tani po përdorim vetëm një vendkalim.”, ka thënë një zëdhënës i OKB-së për BBC.

Por, grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha ka kritikuar OKB-në për pritjen e lejes së Presidentit Bashar al-Assad.

Shumë sirianë janë zemëruar për mungesën e ndihmës për kombin e tyre të shkatërruar nga lufta.

Vendet me marrëdhënie miqësore me Assadin, duke përfshirë Rusinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë filluar të dërgojnë furnizime në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë menjëherë pasi tërmetet kanë goditur fqinjin e Turqisë jugore tetë ditë më parë.

Por, veriperëndimi i kontrolluar nga opozita – ku rreth 4.1 milion njerëz mbështeteshin në ndihmën humanitare për të mbijetuar edhe para katastrofës – ka nuk ka marrë asnjë dërgesë ndihme nga OKB përmes Turqisë deri të enjten.

OKB-ja ka fajësuar dëmtimin e rrugëve që të çojnë në vendkalimin Bab al-Hawa, i cili është e vetmja rrugë tokësore që Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka autorizuar të përdorë.

Që nga e hëna, 58 kamionë me ndihma kishin kaluar në enklavën e opozitës, duke transportuar ushqime, tenda dhe ilaçe. Megjithatë, ato nuk kanë përfshirë makineritë e rënda dhe pajisjet e tjera të specializuara të kërkuara nga Helmetat e Bardha, reaguesit e parë të të cilëve po udhëheqin përpjekjet e shpëtimit atje.

Ndryshe, mbi 41 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.

Top Channel