Një stërvitës personal thotë së fundmi se njerëzit e ndalojnë në rrugë pasi është kopje e imazhit të aktorit amerikan të aksionit ‘The Rock’.
Italiani Antonio Muratore ka madje disa tatuazhe të njëjta me ish aktorin e keçit WWE, Dwayne Johnson dhe se ka luajtur disa pjesë si dublant i tij.
54-vjeçari italian nga Milano, thotë se njerëz i mblidhen rrotull kudo që shkon, edhe kur bën banjë dielli në plazh.
Ai tregon: “Është shumë bukur të dukesh si dikush i famshëm, unë në përgjithsi jam një person provat dhe nuk më pëlqen shumë vëmendja, por nuk lodhem nëse kjo i bën njerëzit të lumtur”.
“Ndoshta një ditë do më pëlqente ta takoja The Rock”.
Antonio thotë se fillimisht nuk e vërente ngjashmërinë, por kur ia treguan të tjerët ai nisi ta vërente.
“Rreth dhjetë vjet më parë një shok më tha se ngjaja me Rock.
“Më pas gjatë viteve njerëzit nisnin të më ndalonin për të kërkuar foto, në hotel, në restorant, në plazh. Njëherë dikush më ndoqi për gati 15 minuta, ishte pak stresuese por zakonisht jam i lumtur të bëj foto”.
Antonio thotë se ishte një herë në kinema për të parë një film me The Rock – dhe pasi mbaroi filmi u rrethua nga njerëzit.
“Kur u ndezën dritat fëmijët që ishin në sallë thërrisnin ‘The Rock! The Rock!’.”
“Të gjithë erdhën për të bërë foto. Situatë e pazakontë.’
Antonio, i cili punon edhe si aktor, ka bërë disa tatuazhe për t’u dukur si Rock, dhe shpreson që të marrë tashmë role dublanti.
Top Channel