Mbikalimi në autostradën Durrës-Tiranë, prishet godina që pengonte ndërtimin
14/02/2023 13:59
Ndërtimi i kryqëzimit rrugor te Mbikalimi i Fllakës, e cilësuar ish-njollë e zezë në autostradën Durrës-Tiranë, ka vënë në lëvizje dhe IKMT-në.
Këtë të martë, inspektorët kanë nisur prishjen e një godine dykatëshe që pengon zhvillimin e projektit rrugor në këtë zonë “Rehabilitim i Mbikalimit të Fllakës”. Sipas IKMT-së, pronari i objektit është trajtuar me shpronësim për shkak të interesit publik.
Në këtë pjesë të rrugës po bëhen punime për të ndërtuar një kryqëzim që të rrisë sigurinë rrugore dhe të shmangë aksidentet e shumta. Kryqëzimi do të lidhë zonat e banuara që ndodhen në të dyja anët e autostradës me të duke i ardhur kështu në ndihmë banorëve dhe bizneseve.
Top Channel