Katër zyrtarë të bashkisë Dima, drejtori i Urbanistikës, ish-drejtori i transportit dhe aktualisht drejtues te emergjencat, një ish-drejtuese e Urbanistikës dhe ish-drejtues i IKMT në këtë institucion janë arrestuar nga policia me kërkesë të SPAK, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur caktimin e masës “Arrest në burg” për zyrtarin A.Ç., me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal, i dyshuar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
SPAK ka kërkuar arrest me burg edhe për A. P., me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për zyrtaren V. J. me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal, e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.
“Arrest në burg”, është kërkuar për A. Ç., me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, A. D., me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregëtare, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ekonomistin V. K. menaxher i një shoqërie tregëtare, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel