Skena të pazakonta kanë shoqëruar seancën plenare këtë të hëne, ku deputeti demokrat Flamur Noka i ka penguar fjalën anëtarëve socialistë, duke i rënë bilbilit në mënyrë të pandërprerë.
Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç’do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.
Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka
Noka: Vazhdo me masat ti…Tërmeti McGonigal.
Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.
Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.
Top Channel