Pas lajmeve të zymta mbi gjendjen e ekonomisë që kanë pllakosur kontinentin e vjetër fillimisht prej kufizimeve gjunjëzuese të pandemisë së koronavirusit, e më pas prej pasojave zinxhir të luftës në Ukrainë, nga Brukseli mbërrijnë lajme për dritë në fund të tunelit.

Dega ekzekutive e bllokut europian bën parashikime optimist për rritjen ekonomike këtë vit, dhe pret që unioni të shmangë një recesion. Sipas Komisionit Europian, rritja për 20 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro pritet të mbërrijë në 0.8% dhe rritja e përgjithshme për bllokun 27-anëtarësh duhet të prekë nivelin 0.9%.

“Rritja ekonomikë për këtë vit është rishikuar, dhe do të jetë më e lartë. Ajo llogaritet tani tek 3.5 %, pra 0.3% më shumë nga sa projektohej në vjeshtë. Kjo ishte situata në 2022-shin, dhe tani, për 2023-shin ekonomia e BE-së parqashikohet të shtrihet me 0.8%, që nënkupton 0.5% më shumë nga projeksionet e vjeshtës”– shprehet Paolo Gentiloni, komisioner europian i ekonomisë.

Nivelit të lartë të depozitimit të gazit natyror që ka zbuti frikën e racionimit të energjisë gjatë dimrit, duke se i është faturuar merita kryesore e këtij përmirësimi. Sipërmarrjet dhe qeveritë europiane nxituan të gjenin furnizime të reja alternative pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve të gazit natyror në Europë, në mesin e agresionit në Ukrainë.

Çmimet e gazit natyror, i përdorur për ngrohjen e shtëpive, industrinë e karburantit dhe prodhimin e energjisë elektrike, arritën nivele rekord verën e kaluar, duke u shtuar deri në 18 herë mbi nivelin e para krizës, çka i bëri familjet dhe bizneset të reduktojnë përdorimin e tyre.

Por që prej asaj pike kulmore, çmimet kanë pësuar rënie, edhe pse vazhdojnë të mbetën sërish të larta krahasuar me periudhën përpara konfliktit të Ukrainës.

Top Channel