Philipp Plein dhe Elton Ilirjani janë parë së fundmi duke folur për një bashkëpunim të mundshëm.

Ende nuk është e qartë se ku do të konsistojë bashkëpunimi i tyre, por për sa kohë bëhet fjalë për një nga emrat më të fuqishëm të industrisë së modës dhe sensacionin më të ri të New York Fashion Elton Ilirjanin, padyshim do të jetë diçka premtuese.

Dyshja u panë shumë afër në hapjen gjigante të dyqanit më të ri të Philipp Plein në New York, ku gjithashtu ishin të ftuar shumë personalitete.

Ndër të tjera, Elton Ilirjani ishte i ftuar special në festën e hapjes së New York Fashion Week, në Pier59Studios së bashku me emra të njohur të industrisë. Në foto gjithashtu duket qarte emri i tij, i renditur i dyti pas kryetarit Federico Pignatelli.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA