Inside Story, adresoi kërkesë zyrtare për informacion lidhur me çështjen pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky institucion, konfirmon për herë të parë ekzistencën e një dosje të tillë e cila për vite me radhë është bërë kujdes të fshihet.

Nëse hetimet do të ishin çuar përpara, dosja mund të fundoste nga ish-drejtorin e tatimeve Arben Ahmetaj, e deri tek disa ministra të kohës. Sipas organit qëndror të akuzës, dosja i është përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë Tiranë përmes shkresës me numër protokolli 339/3 datë 22 Shkurt 2000.

Pra, Arben Ahmetaj dhe disa zyrtarë të tjerë janë hetuar 22 vite më parë për korrupsion në një çështje të mbajtur sekret. Ne u interesuam në Prokurorinë e Tiranës por në protokollin e këtij institucioni nuk ka asnjë të dhënë për ekzistencën e kësaj dosjeje.

Me sa duket, materialet dhe provat hetimore ose janë zhdukur me kohë, ose dikush ka ndërhyrë që skandali të mos zbulohej kurrë. I takon organeve ligjzbatuese të verifikojnë çfarë ka ndodhur me dosjen ku mes shumë zyrtarëve, renditej edhe emri i ish-drejtorit të Tatimeve, sot deputet i Kuvendit pas shkarkimit si zëvendëskryeministër.

Ajo që dihet me siguri është fakti se zyrtarja evropiane Natalia Ceha, e ka depozituar dosjen edhe në qeverinë e kohës dhe disa ministra kanë pasur kopje.

Bie në sy fakti se njerëzit e përmendur për korrupsion në atë dosje, u larguan nga detyrat në heshtje, përfshirë edhe Arben Ahmetajn. Me sa duket, çështjes iu vu kapaku thjesht me largime nga detyra dhe pa cuar para drejtësisë askënd prej zyrtarëve.

“ Veprimtaria e tij e dyshuar dhe denoncuar si korruptive herë me fakte herë me përgjime herë me denoncime shtrihet nga vitet 2000-2021 ku ka ushtru funksione të rëndësishme publike” u shpreh gazetari, Adriatik Doçi.

“Jo vetëm fakti që mund jetë pushuar në atë kohë por hyn në lojë institute parashkrimit të veprës penale, ajo mund të përbëjë indicie për bindje të brendshme për procedim të rrregullt ligjor has në vështirësi për institutin e parashkrimit” u shpreh ish prokurori, Eugen Beçi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA