“Turqia lëngon”/ Babai mban dorën e vajzës së vdekur në rrënoja, ndodhet ende në krevatin e saj

07/02/2023 17:10

Një baba i dëshpëruar që mban dorën e vajzës së tij të vdekur nga tërmeti në Turqi ka thyer zemrat e të gjithëve.

I ulur dhe i kërrusur në rrënoja, Mesut Hancer mban në dorë 15-vjeçaren Irmak ndërsa ajo shtrihet në shtratin e saj nën pllakat e betonit, dritaret e thyera dhe tullat e thyera që dikur ishin apartamente.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte Kahramanmaraş, i cili shtrihet në Turqinë juglindore.

Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë u pasua disa orë më vonë, nga një tërmet të dytë të fortë me magnitudë 7.7 ballë.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka sjellë mbi 5 mijë viktima, mijëra në qiell të hapur dhe të tjerë që presin me padurim të ribashkohen me familjarët e tyre.

Top Channel