Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Pas 33 orësh nën rrënojat e ndërtesës, shpëton mrekullisht 4-vjeçari (Video)

07/02/2023 17:14

Një djalë 4-vjeçar u gjet 33 orë pas tërmetit tragjik në Turqi, nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Hatay.

I mituri u shpëtua nga ekipet, të cilat ndodheshin në atë rajon. Ata dëgjuan tinguj nën ndërtesën e shkatërruar tre katëshe në Antakya, e më pas bënë të mundur nxjerrjen.

4-vjeçari u nxor nga aty i trembur dhe i mbuluar nga pluhuri i mureve të rrënuara. Sipas TRT Haber më pas ai u transportua drejt spitalit për të marrë mjekim.

Në Hatay, i cili u prek nga dy tërmete që prekën 10 provinca në total, me qendër në Kahramanmaraş , vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Top Channel