Spanja do të krijojë një spital fushor në zonën e tërmetit

07/02/2023 13:06

Qeveria spanjolle njoftoi se do të krijojë një spital fushor në rajon për të ndihmuar viktimat e tërmeteve në Kahramanmaraş dhe një ekip profesional prej 70 personash.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Spanjës, raportohet se një ekip profesional prej 70 personash do të dërgohet në Turqi për ngritjen e një spitali fushor .

Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se përveç spitalit fushor, ekipe nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë do të dërgohen në zonat e katastrofave në Turqi dhe ndihma do t’i ofrohet edhe Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga ministria, ekipi spanjoll i ndihmës është gati të vendoset kudo në botë brenda 72 orëve, ka më shumë se 40 ndihmës mjekë, më shumë se 10 specialistë të ndihmës logjistike në ekip.

Ndërsa ekipet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë prej 90 personash kanë udhëtuar drejt zonës së tërmetit nga Spanja me dy avionë ushtarakë, shumë organizata të ndihmës civile nga qytete si Malaga, Valencia, Zaragoza dhe Huelva janë zhvendosur në Turqi me mjetet e tyre, me grupe prej 10-15 personash.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes spanjolle njoftoi se anijet Juan Carlos I dhe Galicia, me gjithsej 500 oficerë të marinës, janë nisur që prej ditës së djeshme drejt Turqisë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit në tërmet.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare nisën një fushatë të përbashkët ndihme nën emrin e Komitetit të Reagimit Emergjent për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Top Channel