Scholz reagon pas deklaratave të Johnson: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

05/02/2023 11:49

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar as atë, as Gjermaninë.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se lideri rus e ka kërcënuar atë me sulm raketor që do të mund të ndodhte “brenda një minute”.

Kremlini ka thënë se Johnson ka gënjyer.

Në një intervistë për gazetën gjermane, Bild, Scholz është shprehur se në bisedimet që ka pasur me Putinin, e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë.

“E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën. Rusia e ka pushtuar fqinjën e saj pa arsye, për të marrë disa pjesë, apo gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj”, u shpreh Scholz.

Gjermania beson se veprimet e Rusisë e shkelin kornizën evropiane për paqe, andaj edhe i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake.

Scholz ka thënë se ekziston një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që armët e siguruara nga Perëndimi, duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas, dhe jo atë rus.

“Kemi konsensus në këtë aspekt”. Pas presionit në rritje, Qeveria gjermane ka miratuar së fundi vendimin për dërgim të tankeve moderne Leopard 2 në Ukrainë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA