Peshkaqeni vret 16-vjeçaren në Australi, ngjarja e pazakontë në lumë ndodh sërish pas 100 vitesh

04/02/2023 20:39

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq ne lumin Swan, në periferi të Perth.

Besohet se vajza, nga Perth, ishte duke hipur në jet ski me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.

Policia e Australiane tha vajza mund të ishte hedhur në ujë për të notuar me delfinët që shiheshin aty pranë. oficeri i policisë e përshkroi incidentin si “shumë, shumë traumatik” dhe familja e vajzës ishte “absolutisht e shkatërruar nga lajmi”.

Njerëzve u është kërkuar të bëjnë “kujdes shtesë” dhe të respektojnë çdo mbyllje të plazhit.

Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit. Ky besohet të jetë sulmi i parë fatal i peshkaqenit në lumin Swan që kur një djalë 13-vjeçar u vra në janar 1923.

Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore. Pati dy sulme fatale të peshkaqenëve në 2021 dhe shtatë në 2020.

Top Channel