Çifti i famshëm bën shfaqjen e parë publike së bashku pas më shumë se një dekade, Eva Mendes surprizohet për ditëlindje nga Ryan Gosling
Një grua raportohet se kishte thirrur dje policinë me shpresë se mund të gjenin ish-të dashurin e saj i cili e kishte lënë pas gjashtë viteve, pasi dëshironte të dinte se “përse e kishte trajtuar kështu”.
E dashura e refuzuar nga provinca kineze Zhejiang u gjet në lot teksa i kërkonte oficerëve arsyen se përse e kishte lënë i dashuri.
Oficerët e policisë ishin përpjekur ta qetësonin gruan ndërsa një prej tyre e pyeti nëse “është vërtet e nevojshme që ne ta gjejmë?”
Më pas ata ishin përpjekur ta ngushëllonin duke i përmendur një proverbë të vjetër kineze, e cila flet për njerëz në nuk heqin dorë kollaj nga ajo që duan, derisa kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të kota”.
Një prej oficerëve lavdërohej në rrjetet sociale për këshillat e tij të qeta e inkurajuese, teksa i thoshte: “Ai të ka lënduar shumë tashmë. Nëse kthehet a do ta pranosh përsëri?”
“Duhet të kesh parasysh rrënjën e problemit dhe të mos i japësh atij mundësi të përfitojë sërish nga ty”.
Oficeri që u kthye në hero në rrjetet sociale, shtonte: “Blloko kontaktet e tij, qetëso mendjen dhe dil takohu me njerëz”.
Përdoruesit e rrjetit vlerësonin policin këshillues: “Është shumë pragmatik, reduktimi i dhimbjes është i rëndësishëm nëse do të kesh një jetë të lumtur shkruante nje prej tyre.
Ndërsa të tjerë e kritikonin atë për shpërdorim të burimeve të policisë, me kohën e zgjatur që i dedikoi gruas.
Top Channel