Britaniku që la gruan për refugjaten ukrainase, përfundon i arrestuar nga policia (fotot)

04/02/2023 21:04

Babai britanik i njohur tashmë në media për historinë e tradhtisë së gruas me refugjaten ukrainase që strehuan në shtëpi, është arrestuar tashmë pas një konflikti të dhunshëm me këtë të fundit.

Tabloidi britanik Daily Mail vijon të ndjekë historinë skandaloze, teksa Tony Garnett u ndalua mbrëmë në shtëpinë e tij në Bradford pasi fqinjët thirrën policinë prej zhurmave të sherrit.

30 vjecari u mbajt në stacionin e policinë e Bradford dhe sipas raportimeve u lirua sot.

Burimet thonin se ai ishte dëgjuar të ulëriste ndaj të dashurës ukrainase Sofiia Karkadym teksa fqinjët u shqetësuan për sigurinë e tyre.

Burime të mediave thonin se konflikti kishte nisur prej ankesave të ukrainases për shpenzimet e burrit me dy vajzat e tij që ka me ish-të dashurën britanike.

Ai besohet se ishte duke luajtur një lojë online me të bijën gjashtë-vjecare kur çifti nisën të konfliktoheshin.

Policia erdhi duke gjetur një situatë të tensionuar dhe zoti Garnett ishte në një gjendje të tërbuar prandaj e arrestuan për prishje të qetësisë.

Por oficerët thanë se ishin të kënaqur me sjelljen e tij të mëpasshme dhe e liruan mëngjesin tjetër.

Çifti ishin ndarë një herë por u ribashkuan dhe po jetojnë sërish bashkë.

Një dëshmitar tha për Daily Mail: “Tony i do shumë bijat e tij dhe Sofiia është përpjekur ta kuptojë por ajo do fëmijë të sajët me të, dhe pse një operacion vasektomie që ai ka bërë, e bën situatën më të vështirë.”

Zoti Garnett është shfaqur me historinë e tij romantike në gazeta e televizione, ndërsa thotë se tashmë nuk gjen dot më punë si roje sigurie prej profilit publik dhe ngaqë e njohin të gjithë.

Edhe e dashura e tij Karkadym është arrestuar me herët pas një sherri mes të dyve, kur Tony kishte prishur lidhjen disa muaj më parë.

Ajo kishte dalë nga shtëpia ku banonin por ishte kthyer me vone kur fqinjët kishin dëgjuar të bërtiturat e saj ndaj Tony, dhe kishin njoftuar në numrin e emergjencës 999, pasi ajo godiste derën me forcë.

Kur dy makina të policisë erdhën në vendngjarje, e reja kishte kapërcyer një gardh dhe ishte zhdukur mes errësirës.

Policia kishte nisur të kërkonte dhe rrjedhimisht e kishin gjetur duke u fshehur në një zonë me bimësi pranë Bradford, në rajonin verior West Yorkshire.

Madje në disa pamje të publikuara ajo shihej teksa shoqërohej nga oficerët dhe vijojnte të thërriste: ‘Tony, të dua. Eja me mua të lutem’.

Pasi u shoqërua për t’u marrë në pyetje, Sofiia ishte liruar pa asnjë akuzë.

FOTO GALERI
1/5
Babai britanik i njohur tashmë në media për historinë e tradhtisë së gruas me refugjaten ukrainase që strehuan në shtëpi, është

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA