Vetëm ata me ‘sy skifteri’ mund të pikasin lepurushin e fshehur në këtë iluzion optik, brenda pesë sekondave (fotot)

02/02/2023 21:51

Vetëm ata “më të ndërgjegjshmit” mund të pikasin lepurushin e fshehur në iluzionin optik të radhës, brenda një kohe të kufizuar.

Shikuesit online janë përpjekur shumë të zbulojnë lepurushin në skenën piktoreske të pyllit, po ju a mund ta shihni?

Imazhi i animacionit është krijuar si një ‘stërvitës i trurit’ për njerëz të të gjitha moshave, dhe vlerësohet se ata që e dallojnë kafshën e fshehur brenda pesë sekondave janë nje “gjeni”.

Punimi tregon një çift që ecën mes panoramës së pyllit me qenin e tyre.

Përdoruesit kanë pikasur në fakt bufin me folenë e tij në pemë, dhe një flutur të vogël rreth trungut të saj.

Një dhelpër ngjyrë portokalli shihet gjithashtu prapa çiftit, por shumë nuk arrijnë të dallojnë lepurushin.

Kjo sepse ngjyra e pellushit të tij virtual e ndihmon të jetë në kamuflazh të përkryer me ambjentin.

Imazhi i njohur në rrjet tregon gjithashtu disa minj pylli të rreshtuar në linja të veçanta.

Në një tjetër zbulim, një patate fshihet mes brejtësve të vegjël, teksa vizatimi besohet se teston aftësitë e observimit dhe inteligjencës.

Kjo e fundit duket se është një detyrë e vështirë teksa prej ngjyrës së objekteve, konsiderohet si “e fshehur në pamje të hapur”.

Në një tjetër iluzion optik të rrjetit britanik The Sun, kërkoni nëse mund të gjeni zogun  “sniper” të fshehur në këtë pyll.

Nëse ju pëlqen natyra, zbuloni çfarë ka të pazakontë në këtë fotografi .

Kjo pemë në Londër është bërë e famshme prej krijesave që i kanë mbushur degët.

FOTO GALERI
2/3
Vetëm ata “më të ndërgjegjshmit” mund të pikasin lepurushin e fshehur

Top Channel