Skandali trondit gjigantin amerikan Nvidia, Jensen Huang jep dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë 12/11 16:12
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, është i gatshëm të ndërmjetësojë për arritjen e paqes ukrainaso-ruse.
Ai pohoi se kjo do të varet nga të dyja palët, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në “kohën dhe rrethanat e duhura”.
I pari qeverisë izraelite zbuloi se kishte refuzuar ftesën për të ndërmjetësuar kur ishte lider i opozitës.
Naftali Bennett, paraardhësi i Netanyahut, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në muajin mars dhe foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk mundi të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Top Channel