Në burg për një vallëzim! Irani, çifti i të rinjve u kap duke kërcyer para një monumenti

31/01/2023 19:18

Një gjykatë iraniane ka dënuar me mbi 10 vjet burg një vajzë dhe një djalë të cilët kërcyen para një monumenti në Teheran.

Vajza dhe i fejuari i saj Amiri, të dy 20-vjeçarë, ishin arrestuar në fillim të nëntorit pasi një video u bë virale ku ata kërcenin në mënyrë romantike përpara Kullës Azadi të kryeqytetit.

Vajza nuk mbante shami në kundërshtim me rregullat strikte të Republikës Islamike për gratë, ndërsa gratë gjithashtu nuk lejohen të kërcejnë në publik në Iran, e lëre më me një burrë.

Një gjykatë revolucionare në Teheran i dënoi ata me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe ndalime të përdorimit të internetit dhe daljes nga Irani, tha Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 20-vjeçarët tani ndodhet në burgun famëkeq për gratë jashtë Teheranit.

Autoritetet iraniane kanë shtypur ashpër të gjitha format e mospajtimit që pas vrasjes në shtator te Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për mos vendosje të shamisë, që shkaktoi protesta të cilat u kthyen në lëvizje kundër regjimit.

Pas vrasjes së Mahsa Amini raportohet për qindra të vrarë nga regjimi dhe mbi 14,000 persona janë arrestuar duke filluar nga personazhe të famshëm, gazetarë dhe avokatë e deri te njerëzit e thjeshtë që dolën në rrugë.

Top Channel