Foto/ Megan Fox nuk ka limite, ylli i Hollywood-it i ‘tërbon’ të gjithë me veshjen e saj në festën e organizuar nga Beyonce dhe Jay-Z
18/03 18:01
Afrimiteti i Viktorit me Edën solën debate në studio, situatë e cila detyroi një moment Kamilën të largohej nga studioja.
Takimi që ata të dy zhvilluan bashkë u diskutua edhe në “Për’puthen” ku më së shumti e zhgënjyer shihej Kamila.
Pavendosmëria e Viktorit, bëri që të kishte kontradikta me konkurrenten, por momenti më kulminant ishte kur ajo u largua nga studioja.
“Uroj që të jetë mundësia e katër”, iu drejtua Viktori, Kamilës.
“Mua mos mu drejto fare ashtu. Jo e treta ose e katërta. Nuk dua ta dëgjoj më”, iu përgjigj ajo, duke u larguar nga studioja e nervozuar.
Pavarësisht se moderatorja Bora Zemani u përpoq ta rikthente Kamilën në studio, ajo ishte e vendosur për të dalë jashtë.
Top Channel