Dy çmime për filmin shqiptar/ Filmi me metrazh të shkurtër “Sheets” merr pjesë në festivalin e Triestes

31/01/2023 15:55

Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Sheets”, ka rrëmbyer zemrat e publikut këtë fundjavë në festivalin e filmit në Trieste të Italisë duke u vlerësuar me dy çmime.

Produksioni që mban emrin e regjisores Evi Gjoni ja ka dalë të rrëmbejë Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.

Me skenar nga Genc Përmeti dhe Sven Dagones, ky film bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi.

“Sheets” trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Frika ndaj të panjohurës dhe autoriteteve përplasen së bashku duke sjellë konfliktin e vetë personazheve të cilët në të njëjtën kohë duhet të përballen me dy lloje sfidash, kënaqësinë e të mbijetuarit dhe përuljen ndaj limiteve në jetën e tyre normale. Gjithçka do të trazohet kur një familje emigrantësh do të shfaqet për të kërkuar ndihmë.

Top Channel