Shkatërrimi i grupit të hakerave“HIVE”, grabitën miliarda dollarë në dy vite. U kapën nga hakerat e mirë

29/01/2023 12:19

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur një sukses të madh duke çuar në goditjen kundër rrjetit të kriminelëve kibernetikë, që operonin në nivel ndërkombëtar.

Mbi 1500 sulme haker shkojnë në llogari të këtij rrjeti. Prokuroria e Shtutgartit bashkë me autoritetet e drejtësisë në SHBA arritën të shpartallojnë një rrjet ndërkombëtar të kriminalitetit kibernetik me emrin “Hive”. Hacker-at që nga mesi i vitit 2021 kanë sulmuar mbi 1500 sipërmarrje, ndër to 70 ne Gjermani, vunë në dukje autoritetet.

“U sekuestruan shumë servera, të dhëna, account-e të rrjetit dhe të përdoruesve të tij”, njoftoi prokuroria e Shtutgartit. Faqja e internetit të hacker-ave “Hive Ransomware” u bllokua. Struktura e IT-së së “grupimit të dorasve” shërbente “vetëm për kryerjen e sulmeve të rënda kibernetike duke e pasuar atë me mitmarrje” prej ndërmarrjeve dhe autoriteteve të prekura.

Dëmi i shkaktuar tek ndërmarrjet e prekura dhe institucionet publike, sipas hetuesve, mund të “arrijë në miliarda”. Gjatë konferencës së shtypit në Uashington ministri i Drejtësisë se nga nga korriku i vitit të kaluar ne u kemi ndihmuar më shumë se 300 viktimave në mbarë botën duke penguar pagesën e mitmarrjeve në vlerë rreth 130 milionë dollar.

Ransomware prej vitesh konsiderohet si kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë kibernetike. Programi dëmtues i infiltruar në sistem bllokon sipërmarrjen ose paralizon infrastrukturën e saj. Presioni që pason pas këtij sulmi hacker është një biznes që shpesh llogaritet në monedhën digjitale Bitcoin. Specialistët e kibernetikës ia dolën që të depërtojnë në infrastrukturën e IT-së së dorasve më pas arritën të gjurmojnë rrjetin deri vonë të panjohur “Hive”.

Top Channel