Në Marsejën e trajnerit Igor Tudor po spikat një emër mbi të tjerët: Alexis Sanchez, golashënuesi më i mirë sezonal i bardhekaltërve.
Kiliani ishte vendimtar edhe në përplasjen e drejtpërdrejtë në Velodrome ndaj Monacos, e mbyllur pa fitues (1-1), duke e mbajtur rivalin direkt për zonën Champions -5 pikë.
Sanchez iu përgjigj me gol sapo nisi pjesa e dytë avantazhit të miqve fale autogolit të shpejtë të Veretout. Për “Niño Maravilla” ishte goli i shtatë në kampionat dhe i dhjeti sezonal. Kiliani nuk kishte arritur shifra dyfishe sa u përket golave të shënuar që nga viti 2017/2018, kur realizoi 11 gola mes Arsenalit dhe Manchester United.
Objektiv ky i paarritur as gjatë tri sezoneve tek Interi (nuk shkoi përtej nëntë golave vitin e kaluar), para se të vinte divorci. Ndoshta tifozët zikaltër tani po ndiejnë pak keqardhje për largimin e kilianit, duke parë se Lukaku dhe Correa kanë qenë të të kufizuar nga problemet fizike, duke ndikuar te rezultatet e skuadrës së Simone Inzaghit.
Top Channel