Reshje bore, shoqëruar me erë të fortë në Bulqizë! Probleme në lëvizjen e mjeteve

26/01/2023 22:52

Ulja e temperaturave në minus 6 gradë është shoqëruar me erë të fortë dhe reshje dëbore gjatë mbrëmjes në të gjithë rrethin e Bulqizës.

Si pasojë e borës shoqëruar me erë, duke vështirësuar qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale. Vështirësi për lëvizjen e mjeteve ka edhe në Bypass-in e rrugës së Arbërit në Qafë Murriz.

Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjete të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në akset rrugor Bulqizë-Qaf Murriz si dhe Bulqizë-Peshkopi.

Top Channel