Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërritur nga banorët e fshatit Mafsheq të Njësisë Administrative Çudhi në qytetin e Krujës. Në video shihej se mbi lumin Drojë në shpatet e malit të Brretit dhe atij të Krujës ndodhej një urë e vjetër tip bejli e ndërtuar shumë vite më parë nga Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ura me strukturë metalike  e cila ka shërbyer ndër vite si nyjë lidhëse për  banorët e tre fshatrave kryesisht Mafsheq, Prenovë dhe Shqezë. Sot gjendja e kësaj ure rreth 15 metra e gjatë për shkak të amortizimit  dhe mungesës së një rikonstruksioni të mirfilltë ka arritur të dalë thuajse jashtë çdo funksioni duke vënë  në rrezik  jetën e banorëve të këtyre zonave.

Banorët kalojnë disa herë në ditë me shumë veshtirësi mbi urën me dërrasa të thyera e kalbura, ku në çdo kohë mund të bien. Banorët tregojnë se kjo urë është rregullur edhe dy herë të tjera nga Njësia Administrative Çudhi dhe nga Bashkia Krujë duke ndryshyar vetëm me dërrasat.  Por kalimi mbi të i mjeteve me tonazh të rendë  bëjnë që ajo të prishet shumë shpejt.

Fëmijët e fshatit, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Zenel Qazim Tepshi” tregojnë se herë pas here trëmben pasi fugoni me të cilën ata shkojnë për në shkollë nuk mund të kalojë dhe kështu janë të detyruar të zbresin nga mjeti i transportit dhe në momentin që mjeti arrin të kalojë ata ngjiten përsëri në mjet përtej urës.  Prindërit e këtyre nxënësve tregojnë se pa këtë urë nuk kryejnë dot asnjë nga nevojat e tyre jetësore.

Grupi i gazetarëve të Fiks Fare ju drejtua Njësisë Administrative Çudhi ku u informuan se ura  është futur  në projekt për t’u rindërtuar nga fillimi në bashkëpunim me Forcat e Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo urë do të përfundojë brenda 3 mujorit të parë.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informacion disa herë Bashksë Krujë. Në përgjigjen e saj Bashkia  Krujë sqaron se kjo urë është e ndërtuar për herë të parë në vitin 1974 nga  Forcat e Armatosura. Gjithashtu kjo urë  është riparuar vetëm një herë gjatë këtyre 49 viteve, konkretisht në vitin 2017 me fondet e Bashkisë Krujë e cila zëvendësoi nga e para elementët drusorë të saj. Për shkak të kalimit të makinave të tonazhit të rëndë, riparimi i urës ishte jetëshkurtë.  Në vitin 2021 Bashkia e Krujës iu drejtua sërisht Forcave të Armatosura Shqitpare për t’u konsultuar mbi gjendjen e urës. Specialistët e repartit të   Forcave të Armatosura  arritën në përfundimin se ura e Mafsheqit ishte e pariparueshte. Kostot e riparimit të saj ishin më të lartë se kostoja e rindërtimit të saj nga e para.

Në Buxhetin e viti 2022, Bashkia Krujë parashikoi një fond investimi prej 3.000.000 lekë të rinj për rindërtimin e urës së re me strukturë metalike.  Por rritja e çmimeve  ndikoi  në kosto dhe duke  marrë parasysh edhe vështirësinë e jashtëzakonshme të terrenit, asnjë subjekt nuk e merrte përsipër rindërtimin e saj.

Por vetëm një ditë më parë, më datë 24.01.2023 u  nënshkrua marrëveshja midis Bashkisë Krujë dhe  Forcave të Armatosura  . Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, Reparti Ushtarak Nr.4040 do të nisë punimet për rindërtimin e urës.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA