Topi i Artë” shkon për Bekim Balajn, Gjimshiti zgjidhet më i miri nga shokët e Kombëtares/ Si u ndanë çmimet në mbrëmjen gala
Ish-arbitri i Premier League, Mark Clattenburg është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i shefit të arbitrave në Egjipt.
Clattenburg që e mori rolin në gushtin e vitit 2022 u largua për shkak të kërcënimeve nga ana e tifozëve të klubit Zamalek, me këta të fundit që ishin të nxitur edhe nga ana e presidentit Mortada Mansour.
Presidenti Mansour e kishte kritikuar publikisht Clattenburg se ndikon për keq në futbollin e Egjiptit ndërsa gjithashtu e akuzoi britanikun se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij për të nisur një lidhje me një person të së njëjtës gjini.
Në këtë formë, pas protestave dhe kërcënimeve, 47-vjeçari vendosi të largohet nga Egjipti ndërsa pretendon edhe se nuk është paguar për dy muajt e fundit të punës.
Top Channel