Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur ishin bashkë pjesë e Monacos, por Kylian Mbappé duket se nuk i harron ato momente dhe dëshiron ta ketë Bernardo Silvën në krah te Paris Saint-Germain.
Informacioni bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shpjegon se sulmuesi francez, tashmë me ndikim shumë të madh në vendimet e merkatos se gjigantëve francezë, pasi ra dakord për rinovimin e kontratës verën e kaluar, i kërkoi Bordit që të tentojë afrimin e portugezit nga Manchester City.
“The Sun” kujton se Bernardo Silva është kërkuar vitet e fundit me ngulm nga Barcelona. Me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2025, ka ardhur koha që të negociojë për të ardhmen. Ai po luan sezonin e tij të gjashtë në klub (280 ndeshje/50 gola).
Top Channel