“Final Four”/ Goglat “flasin” në Nyon. Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja mësojnë përballjet

25/01/2023 10:07

Shorti i “Final Four” të Nations League do të hidhet ditën e sotme në Nyon të Zvicrës duke filluara nga ora 11:00, teksa Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja presin të mësojnë se çfarë do të rezervojnë goglat.

Ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.

Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe.

Kujtojmë se dy edicionet e mëparshme të Nations League janë fituar nga Portugalia dhe Franca ndërsa shorti e ditës së sotshëm mund ta ndiqni në SportNews duke nisur nga ora 11:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA