Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak, ndërsa ka rënë në pranga një 46-vjeçar gjatë megaoperacionit policor “Krahët e Krimit”.
Fredi Krasniqi ra në pranga, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të cilët dyshohet se janë pronarët e banesës.
Në banesën 4-katëshe në Sallmone të Shijakut u gjetën 444 bimë narkotike dhe 222 llamba elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.
Ndërsa në një ambient me mur të dyfishtë brenda shtëpisë u gjet arsenal armësh, e cila dyshohet se ishte në funksion të një grupi kriminal.
Arsenali kishte 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia gjurmoi shtëpinë e barit nga informacionet në rrugë operative dhe në inteligjencën informative.
Top Channel