Rusia pretendon se Ukraina ruan armë në centralet bërthamore, këshilltari i Zelenksy-t mohon akuzat

23/01/2023 18:09

Rusia ka pretenduar se Ukraina po ruan armë në stacionet e energjisë bërthamore, një akuzë e cila është hedhur poshtë nga këshilltari i Volodymyr Zelensky-t.

Mykhailo Podolyak deklaroi se Ukraina nuk ka ruajtur kurrë asnjë armë në territorin e centralit bërthamor, duke i quajtur akuzat të rreme.

“Ukraina është gjithmonë e hapur ndaj organeve inspektuese, duke përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, shkroi në Twitter ai.

Lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se 11 muajsh. Sulmet e ashpra ruse kanë shkaktuar pasoja të rënda në shumë ndërtesa, pallate dhe shkolla.

Që prej nisjes së sulmeve më 24 shkurt shumë persona u larguan nga vendi i tyre për të shpëtuar jetën. Të moshuar, gra dhe fëmijë u larguan duke marrë me vete gjërat më të domosdoshme.

E kundërta ndodhi me burrat të cilët morën armët dhe dolën në luftë. Ende vijojnë sulmet në disa zona ukrainase, por disa prej tyre kanë pasur shumë shpërthime.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta