Lufta në Ukrainë/ Kërkesë e lartë për furnizim me energji elektrike, katër qytete përballen me probleme dhe ndërprerje

23/01/2023 18:33

Qytetarët ukrainas kanë rritur kërkesën për energji elektrike, por kjo gjë ka sjellë ndërprerje për shkak të tejkalimit të mundësive që vendi ka.

Ndërprerjet emergjente të energjisë prekën pesë zona të Ukrainës, pasi termocentralet janë prekur nga sulmet me raketa dhe dron rusë më 14 janar.

Kufijtë e konsumit u tejkaluan në qytetet Kharkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhya, Lviv dhe provincën Volyn mëngjesin e sotëm, duke sjellë mbyllje.

Një nga faktorët të cilët e vështirëson situatën janë temperaturat e ulëta, ku në Kharkiv pritet të shënojnë -4 gradë Celsius.

Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Ukrainës deklaroi se puna për të normalizuar situatën vijon, ndërsa sulmet e vazhdueshme nga rusët në infrastrukturën energjetike, e vështirësojnë procesin më shumë.

Top Channel