Gjermania ende nuk ka marrë kërkesa për të dërguar tanke në Ukrainë

23/01/2023 18:53

Qeveria gjermane nuk ka marrë asnjë kërkesë për të autorizuar dërgimin e tankeve luftarake ‘Leopard’ nga aleatët e saj në Ukrainë.

Kjo vjen pasi Polonia dhe vendet e tjera bëjnë presion që automjetet të dërgohen, për t’i bërë ballë sulmeve ruse.

“Ka procedura për këtë“, tha zëdhënësi i qeverisë, duke shtuar se çdo kërkesë e tillë do të trajtohet me shpejtësi dhe kujdes.

Sipas Sky News kjo nuk do të duhet të jetë në kundërshtim me raportimet, që tashmë sugjerojnë se Gjermania ka hequr veton e saj në dërgimin e tankeve, eksporti i të cilave do të kërkonte miratimin e Gjermanisë.

Top Channel