Një vajzë e vogël që quhet me shaka ‘Mogli’ nga nëna e saj, kalon gjithë ditën me gjashtë qentë e saj dhe ecën me të katër gjymtyrët duke i imituar.
River Shell, e cila po rritet me nënën e saj dhe gjashtë qentë e tyre, jo vetëm ka mësuar të ecë me të katërta por dhe u vjedh ushqimin qenve sa herë ka mundesi.
Kur lindi vajzën e saj 31 vjeçarja Ashley Shell merakosej sesi tufa e qenve do ta prisnin beben e vogël.
Por meraku i gruas nga Tusla në SHBA, ishte i pavend pasi kafshët u mësuan shpejt me të voglën, duke e pranuar River si një prej tyre.
E vogla kurioze River luan aq shumë me qentë e saj, Meeka, Kai, Ryker, Koba, Brenna e Roma, sa që ka marrë dhe nga sjelljet e tyre.
Ajo jo vetëm që ecën me të katërt gjymtyrët por dhe hyn në shtëpi nga vrima e derës ku hyjnë qentë.
Në pamjet e shpërndara nga e ëma, River shihet fillimisht e vogël e rrethuar nga qentë kuriozë, dhe më pas filmohet duke luajtur me enën e ujit.
Nëna e saj Ashley poston shpesh në rrjet të bijën duke luajtur me qentë, dhe tregon sesi e mëson të sillet mirë me kafshët.
Ashley tregon: “Kur ajo ishte rreth tetë muajshe, nisi të shikonte qentë dhe të kopjonte atë që bënin ata”.
“Asaj i pëlqen të luajë me ujin e tyre dhe shkon të marrë nga ushqimi, kohët e fundit ka nisur t’i ndjekë dhe nga e hapura e derës nga ku kafshët hyjnë e dalin në shtëpi”.
“River u buzëqesh atyre kur i shikon dhe përpiqet t’i përqafojë e të thotë emrat e tyre”.
Në pamjet me miliona shikime në rrjetet sociale komentuesit thonë me shaka se vajza “duhet të ketë një sistem imunitar shumë të mirë”, ndërsa të tjerë e krahasojnë me personazhin Mogli të shkrimtarit Rudyard Kipling.
Top Channel