Suksesi i programit “Big Brother” është i pamohueshëm që para 15 vitesh e deri më sot që ka marrë përmasa edhe më gjigante.
Asokohe, dëshira e presidentit Dritan Hoxha u vu në jetë dhe është çuar edhe më tej nga Top Media me realizimin e edicioneve VIP.
“Tani ishte detajist dhe perfeksionist. Ai thoshte o e bëjmë mirë, o nuk e bëjmë fare“, tregon Eglinor Ramaj.
“Nuk ka ndryshuar që nga viti 2008 se Big Brother mbledh para televizorit të gjithë familjen”, shprehet moderatorja Arbana Osmani.
“Kur dola ishte gjithë qyteti bosh. Pyeta shoferin ç’ka ndodhur? Po shohin të gjithë finalen e Big Brother-it”, kujton Arbër Çepani.
“Çfarë audience pati programi? Unë e krahasoj me finale botërori”, thotë fituesi i “Big Brother Vip Albania 1”, Ilir Shaqiri.
“Njerëzit e marrin seriozisht se ju duket sikur shohin veten. Ky është sukses për televizionin, që përfshin audiencën”, shpjegon Edmond Dragoti.
Për më shumë ndiqni sot Exclusive! Ora 20:15, “FENOMENI BIG BROTHER”.
Top Channel