Një punonjës OSHEE-je vihet në pranga në Tiranë, pasi u instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike.

Banuesi në Tiranë më iniciale B.LL. akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kundrejt pagesave të konsiderueshme, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit.

Iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme, vihet në pranga  një 46-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi:

– B. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA