Lekasi dhe Pusteci po përballen me probleme të energjisë elektyrike në qarkun e Korçës, pas reshjeve të dëborës.
Gjate natës në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësi mbi 800 m reshje dëbore.
Trashësi e dëborës varion nga 10-25 cm, në Dardhë, qafa e Qarrit.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e segmenteve kryesore nacionale dhe ato turistike, ndërsa vijon qarkullimi normal i automjeteve.
Strukturat e EC në bashki nuk raportojnë problematika. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme.
“Gjate natës ne qarkun e Korçës ka patur reshje shiu me intensitet te ulet dhe ne lartesi mbi 800 m reshje debore. Trashesi e se ciles varion nga 10-25 cm, ne Dardhe, qafa e Qarrit. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjate gjithe nates per mirembajtjen e segmenteve kryesore nacionale dhe ato turistke, ato jane pastruar dhe vazhdon qarkullimi normal i automjeteve. Strukturat e EC ne bashki nuk raportojne problematika. Rruget dytesore dhe ato lidhese ne bashki jane te kalueshme dhe pa probleme. Defekte te energjise elektrike ka ne Njes.Admin. Lekas, Çerrave, bashkia Pogradec si dhe ne bashkine Pustec“, sipas njoftimit.
Top Channel