Fenomeni “Big Brother” ka prekur pothuajse të gjithë me shikueshmëri rekord dhe duke u bërë pjesë e pandashme e bisedave dhe përditshmërisë sonë.

Por çfarë e bën kaq popullor një shfaqje realiteti si Big Brother Vip.

“Ka qytetarë që nuk e ndjekin vetëm natën e Prime-it, por e ndjekin gjatë 24 orëve. Shikuesit gjejnë gjithmonë aty një shok që është shakaxhi, apo intrigant, artist, të dashuruar, apo një i vetëm përballë të gjithëve. Mund të them që në përditshmëri kam hasur njerëz, që ankohen për gjumin e natës, për produktivitetin në punë, për faktin që kanë ndjekur deri në orët e vona Big Brother dhe më saktë Luizin”, tha Bruna Laboviti, psikologe.

“Big Brother krijon varësi. Shumica e personave që e ndjekin rregullisht mund të themi që po hyjnë drejt rrugës së varësisë, për faktin që nuk qëndrojnë dot pa e ndjekur, dhe e monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme për 24 orë, edhe gjumin e natës e sakrifikojnë për të ndjekur personazhet e tyre të preferuara. Faktor tjetër janë edhe rrjetet sociale ku has gjithandej apo ka një epidemi të batutave, videove, memeve, komenteve, dhe që ti nuk do të të shpëtojë asnjë nga ato, në mënyrë që të kesh një mozaik më të qartë të gjithë asaj që ndodh në shtëpinë e Big Brother. E mendoj ndonjëherë të futesha 24 orë si psikologe brenda asaj shtëpie, pasi vetizolimi të shkakton një ngarkesë shumë të madhe psikologjike. Unë do ta kisha sfidë profesionale të njihja Tean, Luizin apo edhe Oltën, për ta njohur pak më shumë personazhin e saj, pasi ndoshta aty brenda është etiketuar pak. Unë personalisht kam qenë që nga fillimi fanse e Luizit. Po prisja të kishte shpërthime të personazheve të tjera, pasi mendoja se mund të kishte, por jam me Luizin”, u shpreh Laboviti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA