Një 27-vjeçar është vënë në pranga, për veprime të paligjshme në mashtrim dhe falsifikimin e dokumentave.
Ermal Çelanji, banues në Korçë, përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie. I riu punonte në një zyrë private konsulence.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pronësia e rreme”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e mashtrimit dhe fushën e falsifikimit të dokumenteve.
Përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie, vihet në pranga një 27-vjeçar, punonjës në një zyrë private konsulence.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Pronësia e rreme”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. Ç., 27 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të shtetasit E. Ç., në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel