Trajnerja e fitnesit, Senada Greca është një shqiptare me prejardhje nga Elbasani e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka arritur që të arrijë majat në botën e fitnesit duke punuar me emra të mëdhenj dhe të njohur botërorë.

Greca po qëndron prapa linjave joshëse të yllit televiziv me famë ndërkombëtare, Kim Kardashian.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajnerja shqiptare përmes një postimi në Instagram.

Seneda ka publikuar disa fotografi ku shihet përkrah yllit 41 vjeç duke thënë se është një nderë për të që të trajnojë Kimin.

“Gruaja më punëtore në dhomë! Po e keni dëgjuar mirë! Është nderi im të stërvitem me Kim dhe të shoh personin që ajo është me të vërtetë: punëtore, e përkushtuar, e qëndrueshme dhe e kujdesshme. Ajo punon për 2 orë dhe nuk ankohet kurrë, edhe kur e shtyj të kalojë atë që ajo do të mendonte se janë kufijtë e saj. Unë e di forcën që qëndron brenda saj dhe tani, së bashku, ne po punojmë që Kim të tregojë forcën e saj. Jam e emocionuar për këtë udhëtim”, ka shkruar Greca në mbishkrimin e fotove.

Greca më parë ka punuar edhe me emra të njohur si Eva Longoria, Alex Rodriguez dhe Bebe Rexha.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA